Flash

Një ditë pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar, Llalla kërkon pezullim të vendimit me dy vite burgim

Lapsi.al 9 October 2021
Një ditë pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar,

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka kërkuar pezullimin e ekzekutimit të dënimit me 2 vite burg për fshehje pasurie. Kërkesa e Llallës erdhi një ditë pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar. Bëhet me dije se kërkesën Llalla e ka bërë nëpërmjet avokatit të tij, teksa çështja është hedhur në short dhe pritet të shqyrtohet nga GJKKO. Sipas avokatit të Llallës, burgosja e tij do të sillte pasoja për jetën e ish-kryeprokurorit, pasi ai vuan nga një sëmundje e pashërueshme.

Ditën e djeshme, SPAK ka shpallur në kërkim ndërkombëtar ish-Kryeprokurorin e Përgjithshëm për akuzën e fshehjes së pasurisë. Llalla ishte larguar nga vendi dy javë përpara se Apeli i GJKKO-së të jepte dënimin e tij me dy vite burg, ndërkohë që policia kreu kontrolle në banesën e tij, ku gjeti vetëm bashkëshorten dhe djalin e mitur.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI