Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Drogë dhe lojëra fati, arrestohet i riu me dy mbiemra në Tiranë

Lapsi.al 5 December 2021
Drogë dhe lojëra fati, arrestohet i riu me dy mbiemra në

Një person është arrestuar dhe 2 të tjera janë vënë nën hetim gjatë ditës së sotme në Tiranë. Në pranga ka rënë një 26 vjeçar me 2 mbiemra të cilit i është gjetur drogë me vete. Nën heetim janë vënë edhe 2 persona të tjerë  K. H., 21 vjeç dhe E. S., 37 vjeç për veprën penale “Organizimi i llotarive të palejuara”.  Gjatë kontrollit në lokalin e njërit prej tyre u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon që dyshohet se përdorej për vendosjen e lotove sportive.

"Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. S. alias A. P., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

—-

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të kontrolleve në lokale dhe ambiente të ndryshme, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të palejuara për lojrat e fatit, proceduan penalisht shtetasit: – K. H., 21 vjeç dhe E. S., 37 vjeç për veprën penale “Organizimi i llotarive të palejuara”, pasi gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të shtetasit K. H., shtetasit E. S., iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon që dyshohet se përdorej për vendosjen e lotove sportive.

Gjithashtu, në vijim të këtyre kontrolleve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, proceduan penalisht shtetasin M. M., 36 vjeç për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” pasi ka vendosur lokalin e tij në dispozicion për lojra të palejuara. Gjatë kontrollit të lokalit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një aparat Drinvbox dhe një telefon celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Fushë-Krujë

Një 67-vjeçar është përplasur për vdekje mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë-Krujë- Milot. Sipas policisë i moshuari me inicialet E. M. ishte duke ecur n...

09:33

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI