Flash

Përfundon vizita në familje për vdekjen e nënës, Kadri Veseli niset për Hagë

Lapsi.al 11 January 2022
Përfundon vizita në familje për vdekjen e nënës, Kadri

Ish-kryeparlamentari Kadri Veseli është nisur për në Hagë të Holandës, pas një vizite të shkurtër te familja e tij në Mitrovicë, dhe te varri i nënës së tij, e cila vdiq të premten. Një ekip i T7 e ka përcjellur nga afër momentin e nisjes së Veselit për në aeroport nga objekti i misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX. Nga Gjykata Speciale dje kanë dhënë një përgjigje për Express lidhur me vizitën e ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në vendlindje.

“Për shkak të arsyeve detyruese humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake udhëzoi Sekretarin që të menaxhojë një vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë për z. Veseli për të takuar familjen. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në mbajtje nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, kanë thënë nga Dhomat e Specializuara.

Muaj më parë, Veselit iu dha një leje e njëjtë për të ardhur në Kosovë nga paraburgimi i Gjykatës Speciale në Hagë, për shkak të vdekjes së babait./Express

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI