Flash

Shpërthim tritoli në Krujë, hidhet në erë makina një personi në arrest shtëpie

Lapsi.al 20 January 2022
Shpërthim tritoli në Krujë, hidhet në erë makina

Policia raporton se rreth orës 19:20, në fshatin Zallë të Krujës, në automjetin në pronësi të shtetasit L. T., që ishte i parkuar pranë banesës së tij është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë automjeti është dëmtuar pjesërisht.

“Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sqarojmë se pronari i mjetit, shtetasi L. T., është person me precedent të mëparshëm penal në fushën e trafikimit të narkotikëve, aktualisht me masë sigurie "Arrest në shtëpi" – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Lajm në përditësim...

Të këshilluara

Mbyllen shkollat në Shqipëri

Duke nisur nga dita e hënë deri të mërkurën e javës së ardhshme, shkollat në të gjithë vendin do të jenë të mbyllura për shkak të motit të keq. Lajmin e njof...

13:29

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI