Flash

"Ose largo Berishën, ose atje në birucë", ish-kryeministri tregon si u shantazhua Lulzim Basha me dosjen e Nik Muzin

Lapsi.al 27 January 2022
"Ose largo Berishën, ose atje në birucë",

Sali Berisha tha se Lulzim Basha u shantazhua me dosjen e Nik Muzin për të përjashtuar atë nga grupi parlamentar i PD. Berisha rrëfeu në 'Opinion' se Basha kishte shkelur ligjet me lobimin në SHBA dhe atje rrezikonte burgun. Ish-kryeministri kujtoi se Basha nuk udhëtoi dy vite në SHBA pasi atje do ta arrestonin për pastrim parash.

"Është dosja Nik Muzin. Kur prokurorja e Tiranës po e hetonte Bashën për larje parash, ajo kërkoi dosjen për Nik Muzin. Nik Muzin tregoi herën e dytë pasi u kap në një tjetër ccështje. Ai i tregoi të gjitha. Pasi i tregoi Nik Muzin, dosja erdhi këtu. Prokuroria e mori vesh që ka dëshmuar atje, u thirr Lulzim Basha. Raporti ishte: Ose largo Berishën, ose je këtu ose atje në birucë. Dhe atje nuk shkonte dot. Po them çfarë thoshte raporti i huaj. Unë dija ato që më kishte thënë. Nuk e dija që kishte shkelur çdo ligj. Më kishte deklaruar se ato para u mblodhën në diasporë dhe ne ato para i paguam këtu. Unë besova atë që më tha. Dhe Donald Lu-së i thashë publikisht që nuk është e vërtetë. Të paktën për dy vjet ai nuk shkeli dot në SHBA, anuloi udhëtimin atj", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI