Flash

Kim takon Bashën: Folëm për demokracinë dhe opozitën

Lapsi.al 28 January 2022
Kim takon Bashën: Folëm për demokracinë dhe opozitën
Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar këtë të premte me Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në një postim në Twitter, Kim bën me dije se me Bashën kanë folur për disa çështje kryesore në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Kim shkruan se foli me Bashën për forcimin e institucioneve demokratike, luftën ndaj korrupsionit si dhe rritjen e investimeve amerikane. “Faleminderit kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për takimin e shkëlqyer lidhur me çështjet kyçe në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së, ku përfshihen rrugët e forcimit të institucioneve demokratike, lufta ndaj korrupsionit dhe rritja e investimeve amerikane në Shqipërisë nga veriu në jug. Një opozitë e fortë që bën përpara është thelbësore për demokracinë” – shkruan Kim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, një i plagosur rëndë

Një person është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën “Shtraus” në Lezhë. Si pasojë...

18:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI