Flash

Tritoli në shtëpinë e Dukës, burg për 34-vjeçarin/ Avokati: Filmimet treguan se s’ishte ai autori

Lapsi.al 29 January 2022
Tritoli në shtëpinë e Dukës, burg për

Arlen Hasanaj 34-vjeçari i arrestuar si autor i dyshuar i vendosjes së tritolit në banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, rezulton me një dëmtim në dorën djathtë, që dyshohet të jetë shkaktuar gjatë ndezjes së fitilit para hedhjes së lëndës plasëse në portën e jashtme të oborrit, natën e 24 janarit në Durrës. Pritet akti i ekspertimit nëse ka gjurmë baruti në dorën e djathtë të Hasanajt.

Avokati mbrojtës i 34 vjeçarit, Ilia Ilia ka vënë në dispozicion të hetimit pamjet filmike që tregojnë, sipas tij, se klienti i vet e ka pasur të pamundur të mbërrijë në Durrës në kohë për të realizuar veprën penale për të cilën akuzohet.

“Që nga momenti i filmimit kur paguan faturën në qendrën tregtare në 21.38 minuta, rruga e ndjekur deri në hyrje të Durrësit 22.00 ka qenë te ura e dajlanit, 22.02 hynë në rotondon kryesore të qytetit të Durrësit. 22.03 parkon te shtëpia e vetë, ndërkohë që në këtë orë është ndezur fitili te shtëpia e Dukës. Vetëm Batman e realizon këtë. Si duket ka interesa që dalin përtej interesave ligjorë, ka interes që të ketë një person që po ndiqet formalisht për këtë çështje“, tha avokati.

Fatura tatimore të marra nga qendra tregtare

Pavarësisht alibisë së ngritur për vendndodhjen dhe mospërputhjet në veshjen e Hasanajt me personin që vendosi eksplozivin, gjyqtarja Shpëtime Pitaku la në qeli 34-vjeçarin mbi të cilin rëndojnë akuzat “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Një ekspert i mjekësisë ligjore nga Tirana mbërriti më herët në dhomat e paraburgimit ku ka marrë analizat nëse ka gjurmë baruti në dorën e djathtë të Hasanajt.

Po hetohet dhe mundësia e bashkëpunimit të tij me persona të tjerë.

Hasanaj u arrestua 3 ditë më parë, ndërsa ka mohuar para hetuesve që të jetë ai personi që ka vendosur eksplozivin.

Vetë Armand Duka, nga vendi i ngjarjes, deklaroi se shpërthimi ka qenë i fortë. Sakaq, kamerat e sigurisë sipas tij, e kanë filmuar gjithë ngjarjen. Një person me kapuç, ka qenë ai i cili e ka vendosur lëndën plasëse dhe është larguar nga vendngjarja.

Arlen Hasanaj rezulton pronar i një biznesi privat në qytetin bregdetar./ TCH

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI