Flash

Aksident në Gjirokastër, shoferi përplas në rrugë vajzën 14-vjeçare

Lapsi.al 31 January 2022
Aksident në Gjirokastër, shoferi përplas në rrugë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër. Policia informon se vajza 14-vjecare është goditur nga një automjet tip "Toyota" e drejtuar nga 42-vjecari N.K. Fatmirësisht vajza është jashtë rrezikut për jetën. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Më poshtë njoftimi paraprak i policisë.

Rreth orës 18:00, njoftohemi se në lagjen "18 Shtatori", Gjirokastër, shtetasi N. K., 42 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip "Toyota", ka goditur shtetasen(këmbësore) H. K., 14 vjeçe, banuese në Gjirokastër. Për pasojë është dëmtuar shtetasia H. K., e cila u transportua në spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit, shtetasi N. K. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër për kryerjen e veprimeve të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI