Flash

SHBA, stuhi dhe përmbytje përgjatë gjithë bregut lindor

Lapsi.al 31 January 2022
SHBA, stuhi dhe përmbytje përgjatë gjithë bregut lindor

Pas stuhisë më të madhe të borës që përfshiu bregun lindor amerikan në katër vitet e fundit, ka nisur tashmë operacioni masiv i pastrimit.

Qytete si Boston dhe Atlantic City ishin më të goditurat nga stuhia, ndërsa në disa pjesë të shtetit të Nju-Jorkut, bora arriti deri në 61 cm lartësi. Në Masaçusets, mbi 30 mijë vetë mbetën pa energji elektrike për gati 12 orë.

Edhe transporti përgjatë bregut lindor u bllokua. Mbi 6000 fluturime u anuluan, ndërsa në 10 shtete u shpall gjendja e alarmit. Shërbimi Amerikan i Motit shpjegoi se stuhia ishte shndërruar në një “ciklon bombë”, një fenomen që ndodh kur ajri i ftohtë përzihet me ajrin e ngrohtë të detit, duke ulur ndjeshëm presionin atmosferik.

Në qytetin e Nju-Jorkut, bora arriti në nivelin rekord prej 18,5 cm në “Central Park”. Makinat borëpastruese u shpërndanë në të gjithë shtetin për të bërë të mundur largimin e borës dhe hapjen e rrugëve të bllokuara. Në Long Island bora arriti deri në 62,7 cm lartësi.

Në qytete bregdetare pati edhe përmbytje, njëkohësisht me stuhinë e borës, të shkaktuara nga baticat e mëdha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI