Flash

Mjeku kardiolog: Variantet e reja të Covid lënë pasoja serioze në zemër

Lapsi.al 1 February 2022
Mjeku kardiolog: Variantet e reja të Covid lënë pasoja serioze

Variantet e reja të Covid-19, siç është dhe ai Omicron shkaktojnë probleme serioze edhe në zemër. Sipas mjekut kardiolog, Taulant Gishto pasojat dhe komplikacionet janë nga më lehtat e deri tek më të rëndat.

“Ajo që kemi vënë re në variantet e reja të Covid-it, është prekja e muskujve të zemrës duke rezultuar në miokardite masive dhe lidhet shumë më shpesh me Omicron se sa me format e tjera. Perikarditet janë më të shpeshta, fatmirësisht janë të lehta si dhe uji në zemër. Format e lehta e mesatare mund të trajtohen në shtëpi me trajtim medikamentesh”, u shpreh mjeku.

Edhe pas periudhës së kalimit të virusit, nëse pacientët kanë lodhje, probleme me frymëmarrjen apo luhatje të tensionit, duhet të tregohen të kujdesshëm.

“Pas Covid, nëse disa javë më pas vazhdon mbajtja e frymës, lodhja, debulesa, palpitacioni, prania e hipertensionit te ata që nuk e kanë pasur më parë ose shtimi i stadit te ata që vuajnë, është kambana e alarmit për t’iu drejtuar kardiologut për një vizitë rutinë”, shtoi ai.

Sipas specialistëve ndryshe nga të rinjtë, moshat e treta duket se tregohen më neglizhentë përballë komplikacioneve afatmesme dhe afatgjata të koronavirusit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI