Flash

Rama s’ka më asnjë punë/ Ndryshon foton e profilit në Facebook (FOTO)

Lapsi.al 2 February 2022
Rama s’ka më asnjë punë/ Ndryshon foton e profilit në

Mbrëmjen e kësaj të mërkure kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk kishte më asnjë punë për të bërë dhe duhet të ketë qenë mjaft i ngeshëm në vilën e tij në Surrel. Mesa duket i kishte vënë në vijë të gjitha hallet e qeverisë dhe të shqiptarëve.

Duket se nuk e ka shqetësuar nafta dhe benzina që po kapin 200 lekë për litër, se në 24 orë pati 9 viktima dhe mbi 1100 raste të reja me covid, se inflacioni ka kaluar 3.7% për të mos folur më pas plagë të vjetra si aksidentet, korrupsioni, krimi, varfëria, etj.

... dhe më kryesorja, protesta nuk ka gjëkund.

Nuk i shkoi mendja as tek ata që janë në çadra 2 vjet pas tërmetit të 2019-ës në këto ditë të acarta dhe as për ata që kanë mbetur pa strehë nga fadromat e qeverisë te “5 maji” në Tiranë.

Mbrëmjen e së mërkurës Rama ishte i qetë. Opozitën nuk e ka më nëpër këmbë për shkak të gjërave që dihen tashmë. Basha, Berisha dhe Meta janë duke u kacafytur me njëri – tjetrin.

Ç’mund të bënte kryeministri? Meqë nuk gjeti asnjë punë që të merrej, i hodhi një sy faqes së tij në Facebook dhe i gjeti vetes ...një punë.

[caption id="" align="alignnone" width="256"]May be a closeup of one or more people and beard Foto e vjetër e profilit të Ramës në Facebook[/caption]

Meqë nuk dinte çfarë të shkruante, ndryshoi foton e profilit (duke vënë një tjetër me vështrimin në horizont dhe mjekrën “alla Ismail Qemal”).

[caption id="" align="alignnone" width="258"]May be an image of 1 person and beard Foto e re e profilit të Ramës në Facebook[/caption]

Në krye të faqes zgjodhi imazhin e rrugice në një pyll të mbuluar nga dëbora që duket se e bëri në Mynih në resortin Wildbad Kreuth të familjes mbretërore bavareze Wittelsbach gjatë vizitës së një jave më parë ku dha edhe një intervistë.

May be an image of snow, nature and tree

Kush kryeministër në Europë nuk do ëndërronte vendin e Edi Ramës në mandatin e tretë. ©LAPSI.al

[caption id="attachment_694230" align="alignnone" width="465"] Profili i ri i Ramës në Facebook[/caption]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI