Flash

"Ça nga Prrenjasi jam unë!" ish-kryebashkiakja i përvishet Monika Lubonjës për fjalitë diskriminuese

Lapsi.al 8 February 2022
"Ça nga Prrenjasi jam unë!" ish-kryebashkiakja i

Ish-kryebashkiakja e LSI në Përrenjas Miranda Rira ka shpërthyer ndaj aktores Monika Lubonja, konkurrente në “Big Brother VIP”, për deklaratat e saj mbi Përrenjasin. "E di këtë, ça nga vij unë, nga Prrenjasi vij unë?”, do të shprehej Lubonja, duke nxitur një stuhi komentesh kritikuese në rrjetet sociale.

Rira thotë se Lubonja "ha e pi qyl", ndërkohë që paguhet si këshilltare e bashkisë së Tiranës nga taksat e qytetarëve. Ndërkohë që ish-kryebashkiakja e konsideron Lubonjën si prapanike me mentalitet të babaqemos duke shtuar se ajo fyen një zonë të tërë duke thënë se nuk është nga Përrenjasi.

POSTIMI I ISH-KRYEBASHKIAKES

Ti Monika Lubonja që ha a pi qyl në atë shtëpi, që shëllehesh tërë ditën në diell dhe ndërkohë paguhesh edhe si këshillare e Erion Veliajt, me taksat e qytetarëve të Tiranës, ti sot fyen një zonë të tërë, duke thënë se “nuk je nga Prrenjasi”!!! .

Po pse moj grua e rritur në moshë por e papjekur nga truri, akoma me kohën dhe mentalitetin e babaqemos ecën ti, që njerëzit vlerësohen nga vijnë dhe jo nga aftësitë e tyre, dhe jo se kush ata/ato janë në të vërtetë?!

Qënke prapanike, paragjykuese dhe cinike!! Keqardhje për ty!

Gratë dhe vajzat e Prrenjasit, luftojnë fort për bukën e fëmijëve dhe të familjeve të tyre, janë heroina të pashoqe në luftë me padrejtësitë e jetës, janë luftarake, të zgjuara e të forta, të rritura mes ujit të ftohtë të Qaf-Thanës, fushës së Domosdovës dhe kodrave të bukura të Shebenikut e Bërzeshtës.

Nuk është turp të jesh nga Prrenjasi, o moni tyryfy, nuk është turp të jesh nga ç’do cep e çdo vend i Shqipërisë sonë të bukur!

Turp është të arsyetosh si fëmijë kur je 50 e kusur, dhe të hash bukën e tjetrit qyl!!!

Të këshilluara

Aksident në Milot, plagoset rëndë një grua

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Milot-Rrëshen pranë një karburanti, ku një grua 50-vjeçare është përplasur nga një kamion. D.C, banuese në Milot është ...

18:58

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI