Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Një fantazmë blen portin e Durrësit

Lapsi.al 8 February 2022
Një fantazmë blen portin e Durrësit

Një javë më parë në sportelet e Qendrës Kombëtare të Biznesit mbërriti një aplikim. Dërguesi ishte Symphony Invest Limited, guaska e Muhamed Alabarit nga ishujt Cayman, që do të marrë koncesionin e Portit të Durrësit. Por në aplikim Symphony Invest Limited njoftonte se kishte shitur 100 për qind të kuotave tek një kompani e re.

Sipas dokumenteve, transaksioni i shitjes së kuotave të Symphony Invest Limited ka ndodhur në Ishujt Cayman në datën 23 dhjetor. QKB e studioi aplikimin për një javë. Një ditë më parë vendosi ta pezullojë atë duke mos e kryer regjistrimin për ndryshimin e kuotave. Arsyeja? Kompania e re që ka blerë aksionet e Symphony Invest Limited nuk dihet se çfarë është, nga vjen dhe se nga kush zotërohet.

QKB i ka kërkuar kompanisë së regjistruar në ishujt Cayman që të plotësojë dokumentacionin sipas kërkesave që dikton ligji, mes të tjerave të dorëzojë aktin e themelimit dhe dokumentet që vërtetojnë se kush janë pronarët e saj.

Në pezullim nuk bëhet e ditur se si quhet kompania e re që ka blerë kuotat e guaskës së Alabarit. Ndërkohë që po ashtu nuk dihet se cilët janë pronarët realë të saj, ndonëse fytyra publike e projektit vijon të mbetet gjithmonë Muhamed Alabar.

Madje, në datën 31 dhjetor kur shqiptarët festonin Vitin e Ri, kryeministri Edi Rama së bashku me Alabar organizuan një shfaqje me fishekzjarrë për të inauguruar projektin e Portit të Durrësit. Pak ditë më parë, qeveria shqiptare kishte miratuar vendimin, që i kaloi të gjitha pronat në zonën e Portit të Durrësit tek Ministria e Financave.

Konsolidimi i pronës në një dorë të vetme është hapi i parë drejt nënshkrimit të marrëveshjes që do t’i kalojë kompanisë Symphony Invest Limited mbi 85 hektarë tokë shtetërore falas në zonën e Portit të Durrësit. Më pas kompania do të ndërtojë aty portin e jahteve, pallate si dhe hotele. Sakaq në territor ka nisur çmontimi i portit të mallrave duke e zhvendosur aktivitetin portual në Porto Romano, tek porti privat që zotërohet nga grupi Kastrati.

Qeveria po vazhdon procedurat për të realizuar koncesionin e Portit të Durrësit. Por shitja e beftë e Symphony Invest Limited ngre më shumë se pikëpytje mbi projektin 2 miliardë dollarë të trumbetuar fort. Kush është fantazma që po merr 85 hektarë tokë shtetërore falas në Portin e Durrësit, një nga zonat më të lakmuara të bregdetit shqiptar? Cilët janë pronarët e rinj që kanë hyrë në lojë? Dhe çfarë po e shtyn Muhamed Alabarin, ish drejtuesin e grupit Emaar, që të kryejë manovra të tilla me shitje kuotash?

Investitorët seriozë që angazhohen në projekte të mëdha nuk shesin kuota koncesionare ende pa u miratuar projekti. Manovra të tilla ndodhin vetëm në dy raste. Së pari, kur investitorët nuk kanë para dhe duan të afrojnë në projekt aktorë të tjerë që sigurojnë financime. Dhe së dyti, kur duan të kalojnë një pjesë të llokmës tek vendimmarrësit lokalë. Pra të japin tarifën e rryshfetit.

Është ende herët të thuhet se çfarë është duke ndodhur saktësisht me koncesionin kontrovers të Portit të Durrësit. Por shitjet me pronarë sekret nëpër offshore e ekspozojnë rëndë këtë projekt si ndaj rreziqeve për korrupsion madhor ose pastrim masiv parash. /MCN TV

Të këshilluara

Kosova miraton tarifat e reja të energjisë

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Kosovë ka miratuar të martën tarifat e reja për energji elektrike. Departamenti për Tarifa në ZRRE ka thënë se rri...

19:46

Aksident në Milot, plagoset rëndë një grua

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Milot-Rrëshen pranë një karburanti, ku një grua 50-vjeçare është përplasur nga një kamion. D.C, banuese në Milot është ...

18:58

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI