Flash

Kapen 12 kg kokainë e 56 mijë euro në Itali, arrestohen dy shqiptarë

Lapsi.al 8 February 2022
Kapen 12 kg kokainë e 56 mijë euro në Itali, arrestohen dy

Policia italiane ka sekuestruar 12 kg kokainë si dhe 56 mijë euro që mendohet se janë rezultat i veprimtarisë së paligjshme i një bande të trafikut të drogës, pjesë e së cilës janë edhe shqiptarët.

Hetimet e thella zbuluan ekzistencës së një grupi të gjerë kriminal të përbërë nga persona të nacionaliteteve të ndryshme (italianë, shqiptarë dhe maqedonas). Fillimisht u bë identifikimi i shtëpisë së frekuentuar nga blerësit, e përdorur nga persona me precedentë penalë. Filluan kontrollet: në banesë u gjetën dhe sekuestruan mbi 12 kg lëndë narkotike gati për t’u hedhur në treg dhe 56 mijë euro cash.

Dy 25-vjeçarë me origjinë nga Maqedonia e Veriut të cilët ishin edhe “menaxherët” e veprimtarisë së paligjshme u arrestuan.

Pas arrestimit ata u dërguan në burgun e Montorio Veronese. Më pas me qentë e stërvitur antidrogë, policia bastisi edhe shtëpitë e personave të tjerë duke bërë të mundur gjetjen e drogës.

Të këshilluara

Aksident në Milot, plagoset rëndë një grua

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Milot-Rrëshen pranë një karburanti, ku një grua 50-vjeçare është përplasur nga një kamion. D.C, banuese në Milot është ...

18:58

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI