Flash

Zhvendosja në burgun e Fierit/ Saimir Tahiri do qëndrojë vetëm në qeli

Lapsi.al 9 February 2022
Zhvendosja në burgun e Fierit/ Saimir Tahiri do qëndrojë

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur që Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ta kryejë dënimin në burgun e Fierit. Vendimi është marrë ditën e sotme.

Sipas Klan TV, Tahiri do të qëndrojë vetëm në qeli. Burime nga “Burgjet” kanë thënë se Tahiri, gjatë intervistës së sigurisë nuk ka pasur asnjë lloj pretendimi apo kërkesë se ku duhet të qëndronte.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kreu një vlerësim të rrezikut para se të vendosnin për transferimin e ish-ministrit. Kjo, për të evituar dërgimin e tij në ambiente ku qëndrojnë individë që për shkak të detyrës që ka mbajtur, mund të konsiderohen rrezik për të.

Tahiri ishte sistemuar që prej datës 4 shkurt në burgun 313 në Tiranë. Ish-ministri i Brendshëm është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për shpërdorim detyre.

Avokati Maksim Haxhia ka paralajmëruar rekurs në Gjykatën e Lartë ku do të kërkojë pafajësi, ndërkohë Kodi i Procedurës Penale i lejon ish-ministrit të kërkojë edhe shtyrje të ekzekutimit të këtij dënimi nëse plotëson disa nga kushtet e përcaktuara. Ndërkohë për Jaeld Çelën, i dënuar gjithashtu për të njëjtën çështje, nuk është marrë ende asnjë vendim. Të gjitha gjasat sipas burimeve janë që edhe ai të dërgohet në burgun e Fierit.

Burgu i Fierit është i sigurisë së zakonshme dhe është realizuar në kuadër të programit IPA 2007-2010. Punimet për zbatimin e këtij projekti kanë filluar në shkurt 2011 dhe kanë përfunduar në dhjetor 2014. Ky projekt kishte një vlerë ndërtimi prej 14,3 milionë € dhe vlerë mobilimi 1,7 milionë €. Kapaciteti është 600 të burgosur dhe 180 të paraburgosur, sipas një njoftimi në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Burgu është vënë në shfrytëzim të plotë që prej muajit shkurt 2015. Ky burg ka një seksion paraburgimi dhe një seksion burgu të sigurisë së zakonshme.

Në këtë burg, ish-ministrit të Brendshëm do t’i lejohet të ketë vetëm 4 vizita në muaj. Orari i vizitave për familjarët është nga e hëna në të premte, ora 08:30 – 15:00.

Sipas njoftimit në faqen e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, aty zhvillohen aktivitete social- kulturore të shumëllojshme, aktivitete sportive në mjedise të posaçme të konceptuara për këtë qëllim, si dhe ushtrohen aktivitete fetare sipas llojit të besimit. Të paraburgosurve dhe dënuarve u afrohet shërbim shëndetësor dhe stomatologjik, asistencë juridike, asistencë psikologjike dhe sociale, kurse të formimit profesional etj.

Të këshilluara

Arrestohen 7 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 7 shtetas, 3 prej tyre të shpallur në kërkim, dhe proceduar penalisht 5 të tjerë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. ...

12:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI