Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Hiqeshin si turistë, por trafikonin heroinë në rrugët e Zvicrës, dënohen dy shqiptarët

Lapsi.al 14 February 2022
Hiqeshin si turistë, por trafikonin heroinë në rrugët e

Dy të rinj shqiptarë, 20 dhe 25 vjeç janë dënuar me burg në Zvicër për shkak të trafikimit të lëndëve narkotike. Njëri prej tyre, 25 vjeçari jetonte në një shtëpi pushimi pranë Thunit, ku u pikas dhe u ndalua së bashku me bashkëkombësin e tij, të cilët paraqiteshin si turistë.

Sipas autoriteteve zvicerane të rinjtë shqiptarë i përkisnin të njëjtit rrjet të trafikut të drogës, edhe pse nuk dihej burimi i heroinës që tregtonin në rrugët e Zvicrës.

Nga hetimet rezultoi se edhe 25 vjeçari ishte përdorues i heroinës. Të ardhurat nga shitja e drogës vlerësohen se kanë arritur 17 mijë franga, ndërsa njërit prej tyre iu konfiskuan 3 mijë franga. Avokatët mbrojtës të dy të rinjve kanë kërkuar kërkuar procedurë të shkurtuar për ta, shkruajnë mediat zvicerane.

25 vjeçari u dënua me 30 muaj, ndërsa për të riun tjetër 26 muaj. Gjithashtu, fakti që të dy ishin në një nivel më të ulët në hierarkinë e trafikut të drogës, bëri që të përfitonin ulje të dënimi, gjë e cila u konvertua në periudhë prove për dy vjet. Dëbimi nga vendi në shtatë vjet është më i gjatë se minimumi prej pesë vjetësh, pasi të dy erdhën në Zvicër ekskluzivisht për të marrë para në mënyrë të paligjshme.

Të këshilluara

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë mbrëmje në zonën e Fushës së Druve në Vlorë. Nuk është raportuar për të lënduar, ndërkohë që policia arrestoi auto...

18:56

Zjarr në fshatin Dukat të Ri

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në fshatin Dukat i Ri në pjesën lindore, në afërsi të varrezave të fshatit. Zjarrfikësit dhe banorët e zonës po punojnë pë...

18:36

Digjet shtëpia në Divjakë, dyshimet e para

Një banesë është shkrumbuar nga flakët e zjarrit mesditën e kësaj të hëne në Divjakë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Babunjë, Divjakë, në ...

17:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI