Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Ç’po ndodh në PD/ Basha mbledh grupin parlamentar në mbrëmje

Lapsi.al 16 February 2022
Ç’po ndodh në PD/ Basha mbledh grupin parlamentar në

Në Partinë Demokratike po zhvillohet në këto momente një mbledhje e grupit parlamentar në një orar të pazakontë. Lulzim Basha ka mbledhur deputetët rreth orës 20.00 të mbrëmjes së të mërkurës në selinë blu.

“Në orën 20:00 do të zhvillojmë mbledhje grupi. Deputetet që janë të angazhuar në fushatë, mbledhjen respektive te shtabit mund ta zhvillojnë më herët në mënyrë që të jemi prezentë të gjithë në mbledhjen e grupit. Ju faleminderit” - thuhej në mesazhin për deputetët e PD.

Burime nga selia blu thanë se në fokus do të jenë zhvillimet në seancën e Kuvendit që mblidhet të enjten dhe ku pritet të miratohen anëtarët e 2 komisioneve parlamentare për reformën zgjedhore dhe territoriale.

Në seancë pritet të votohen edhe bashkëkryetarët e këtyre dy reformave. Nuk dihet pse Basha zgjodhi këtë orë të vonë për të bërë mbledhjen pasi edhe kur ka pasur vendime më të rëndësishme, siç ishte ai për zgjatjen e afatit të komisioneve të vetingut, deputetët u mblodhën vetëm 1 orë para nisjes së seancës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI