Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Kurti: E vërteta draftit për rritjen e pagës sime

Lapsi.al 17 February 2022
Kurti: E vërteta draftit për rritjen e pagës sime

Kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se një draft-projektligj për pagat i publikuar në media, nuk është i saktë. Sipas tij, aktualisht po punohet dhe së shpejti drafti do të vihet në dispozicion të publikut. Kurti komentoi edhe pagën e pozicionit të kryeministrit të vendit.

“Së pari unë nuk e kam zvogëluar pagën, por e kam përgjysmuar dhe së dyti unë nuk e kam përgjysmuar, por ai para meje e ka dyfishuar”, - tha Kurti në emisionin “Prime” në RTK.

Kurti tha se deri tani janë publikuar vetëm disa “copëza nga draftet e më hershme të projektligjit për pagat”.

“Unë i kisha lutur qytetarët, por edhe ata të cilët ndikojnë në opinionin publik që të mos bazohen në informacionet e paverifikuara”, - u shpreh kryeministri i Kosovës.

“Nuk bëhet fjalë as për përcaktim monetar të koeficientit, as për koeficiente të saktë ndaj le ta presim draftin final. Atëherë do ta them edhe unë fjalën time si kryeministër se çfarë mendoj.

Unë nuk e di se cili draft është i saktë, por unë e di që nuk është i saktë ai që është publikuar dhe e di që ka pasur drafte preliminare gjatë diskutimeve”, - tha Kurti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI