Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Meta: Drejtësia mbetet e kapur nga Rama, por Kushtetuesja nuk kishte ç’bënte

Lapsi.al 17 February 2022
Meta: Drejtësia mbetet e kapur nga Rama, por Kushtetuesja nuk kishte

Edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e la në detyrë, Presidenti i Republikës Ilir Meta thotë se sistemi i drejtësisë mbetet i kapur nga mazhoranca. Pyetjes se si ndodhi atëherë që Gjykata Kushtetuese i dha atij të drejtë dhe jo Kuvendit, Meta iu përgjigj se nuk kishte kryer asnjë shkelje.

“Drejtësia është e kapur nga Rama. Nuk ka lidhje kapja e drejtësisë me vendimin e Kushtetueses për mua. Rezervat tona për procesin ne i kemi bërë zyrtare.

Ky ishte hetimi i tretë kundër meje. E gjitha është kjo një maskaradë politike, ekonomike dhe financiare për të shmangur vëmendjen nga afera e inceneratorëve dhe shumë skandale të tjera.

 

Kërkesa për shkarkim nga Parlamenti ka qene shantazh ndaj Presidentit, për qëndresën që ai ka bërë për mos kapje të shtetit. Kjo kërkesë ka qenë e paligjshme dhe në formë hakmarrje e mazhorancës ndaj Presidentit të Republikës.

Kjo është një lojë e mbaruar dhe e fituar. Nuk ka pasur asnjë shkelje të rëndë të Kushtetutës siç mund të jetë nxjerrja e ndonjë sekreti, apo të vësh në diskutim sovranitetin territorial të vendit" – tha Meta në RTSH 24. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI