Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

LSI nxjerr emrat/ Kompanitë e lidhura me inceneratorin e Fierit që zhvatën buxhetin e shtetit nga rimbursimi i TVSH-së (Emrat)

Lapsi.al 17 February 2022
LSI nxjerr emrat/ Kompanitë e lidhura me inceneratorin e Fierit që

Pas burgosjes së Lefter Kokës, LSI nuk i ndahet aferës së inceneratorëve. Kryetarja Monika Kryemadhi ka publikuar sot fotot e njerëzve të lidhur me disa kompani që kanë përfituar para prej kompanisë së inceneratorit të Fierit. Ajo thotë se janë skema të fryra enkas për të rritur kostot që më pas të merret rimbursim TVSH-je nga shteti.

"Nga 31 miliard lekë, që qeveria i ka dhënë inceneratorit të Fierit deri në Dhjetor 2021, 2,1 miliard lekë, rezultojnë të jenë implikuar në një skemë krimi financiar.

Këto janë faturat tatimore me data, se si Inceneratori Fier ka realizuar skema për fryrje kostosh dhe rimbursim TVSH-je. Kompanitë janë krijuar me qëllimin e vetëm për të realizuar evazionin financiar, ato kanë nga 2 punojës, të regjistruar fiktivisht, nuk kanë mjete, si dhe rezultojnë pa liçencat", thotë Kryemadhi.

Për të hequr cdo dyshim, Kryemadhi thotë se burimi i këtyre të dhënave janë Tatimet. Ndërkohë që i bën thirrje SPAK të vendosë para drejtësisë përgjegjësit. Më poshtë fotot e tyre.

Të këshilluara

Kuvendi voton 6 anëtarët e rinj të AMA-s

Kuvendi ka miratuar gjashtë anëtarët e rinj të Autoritetet të Mediave Audiovizive. Siç shihet edhe nga votimi më shumë vota kanë marrë Jetimir Halilaj dhe Besim...

17:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI