Flash

Rama takon Mitsotakis në Mynih/ Grekët kthejnë në tryezë çështjen e kufirit detar

Lapsi.al 18 February 2022
Rama takon Mitsotakis në Mynih/ Grekët kthejnë në

Mediat greke kanë zbuluara detaje nga takimi që kryeministrat Edi Rama dhe Kyriakos Mitsotakis kanë pasur këtë të premte në Mynih ku ndodhen si pjesëmarrës në Konferencën e Sigurisë.

Sipas “Skai” që citon burime qeveritare thuhet se “Mitsotakis iu referua demarkacionit të zonave detare mes dy vendeve, duke theksuar se dërgimi i çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, ashtu siç kanë rënë dakord të dyja palët, do të konsolidojë më tej marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Sipas dy kryeministrave, ky hap do të konsolidojë më tej marrëdhëniet midis dy vendeve si dhe do të rrisë sigurinë dhe bashkëpunimin në rajon”.

Kryeministri grek thuhet se ka nënvizuar mbështetjen e vendosur të Greqisë për kursin europian të Shqipërisë, në përputhje me termat dhe kushtet e procesit të anëtarësimit. Mitsotakis ka pasur takime të shkurtra edhe me kryeministrin e ri të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, por edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ende nuk ka ndonjë njoftim nga qeveria shqiptare për takimet e Ramës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Merr flakë restoranti në Vlorë

Pasditen e kësaj të premteje, një restorant në zonën e Radhimës në Vlorë është përfshirë nga flakët. Sipas raportimeve për mediat, mësohet se janë shënuar ve...

18:03

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI