Flash

Shoqatat e bareve e restoranteve kundër Rakacollit: Absurde mbajtja e masave pa afat

Lapsi.al 20 February 2022
Shoqatat e bareve e restoranteve kundër Rakacollit: Absurde mbajtja e

Shoqatat e Bareve dhe restoranteve ka reaguar pas një deklarate të kryetares së komitetit teknik të ekspertëve se “nuk do të ketë lehtësim dhe aq më tepër heqje të masave AntiCovid edhe për disa kohë”.

Shoqata thotë se deklarata është kontradiktore sepse, ndonëse gjykimi i këtij komiteti ngrihet mbi "shifrat të qëndrueshme" nuk ka asnjë prirje për ti ndryshuar këto masa.

Përfaqësuesit e këtyre bizneseve thonë se do të ishte e shpjegueshme nëse shifrat do të luhateshin apo do të tregonin përkeqësim të situatës duke sjellë në vëmendje edhe atë që po ndodh në Europë.

“Është nevoja t'i kujtojmë këtij komiteti se më të penalizuarit për të gjithë ekonominë e vendit vazhdojnë të mbeten aktivitetet e shërbimit të cilët i vënë ‘drynin’ mjediseve që në orën 23:00 ndërsa në vendet e tjera evropiane intervalet e mbylljes janë vetëm pak orë (shikoni Holandën).

Me keqardhje përcjellim gjykimin kolektiv të bizneseve të bareve, dhe restoracionit për këto masa, të cilat i përkthejnë si absurde dhe madje qëllimisht penguese veçanërisht në këto momente kur vendet evropiane nga më skeptikët si p.sh Gjermania, japin mesazhe optimiste dhe shprese se deri në muajin Mars masat jo vetëm do të lehtësohen, por madje do të hiqen.

Nga vendet e rajonit Greqia duke nisur nga data 1 Mars fillon sezonin turistik duke hequr çdo masë kufizuese, madje duke filluar nga sot ka lehtësuar ekstremisht këto masa. Nuk mund të vazhdohet me këto qëndrime e vendime të njëanshme dhe të paargumentuara.

Shoqatat përfaqësuese të kësaj industrie propozojnë heqjen e të gjitha kufizimeve për ti dhënë frymëmarrje kësaj industrie që vuan e vetme pasojat shkatërruese të pandemisë” – thuhet në deklaratën e Shoqatës Shqiptare e Turizmit - ATA & Shoqata e Bareve, Restoranteve & Kafeve – BRC. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Policia: U arrestuan 164 persona këtë javë

‘Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 535 persona në total, nga këta 164 janë arrestuar, 354 janë proceduar dhe 17 janë shpallur në...

14:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI