Flash

Berisha për Çelën e OSHEE: Kudo që ta shihni i vini një tabelë, 'kriminel elektoral'

Lapsi.al 21 February 2022
Berisha për Çelën e OSHEE: Kudo që ta shihni i vini

Gjatë takimit elektoral në Durrës, Sali Berisha sulmoi edhe drejtuesin politik të këtij qarku nga Partia Socialiste, Ardian Çelën. Sipas ish-kryeministrit ai është një kriminel elektoral. 

"Një kriminel elektoral vjen si hije e zezë nga rruga në rrugë në Durrës dhe ky është Ardi Çela, kudo që ta shihni i vini një tabelë, 'kriminel elektoral'. Ka të drejtë ky njeri të shkelë ligjet? Ndalohet me ligj veprimtaria e tij. Shkon në Rrashbull dhe shkarkon një pjesë të punonjësve sepse nuk marrin përsipër t'i votojnë. Nëse është përdorur një ndërmarrje për dhunë dhe terror ndaj qytetarëve, është përdorur ndërrmarrja e tij. Gjobat që ka vendosur ky njeri përmes ndërmarrjes elektrike janë dhjetëra milionë euro dhe në fund e dorëzoi me 450 mln euro borxh, të falimentuar. Tronditje e madhe!", tha Berisha.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI