Flash

Dënohet me 17 vite burg Francesco Becchettin

Lapsi.al 23 February 2022
Dënohet me 17 vite burg Francesco Becchettin

Drejtësia shqiptare ka dhënë një tjetër vendim sot për biznesmenin italian, pronarin e Agon Channel dhe disa kompanive të tjera në vendin tonë. Francesco Becchettin, i cili akuzohet se përmes kompanive të tij kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 17 vite burg.

Becchetti u akuzua për 4 vepra penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Lajmin për dënimin e Becchetit e ka konfirmuar edhe Edi Rama teksa ishte duke dëshmuar në komisionin hetimor për inceneratorët. Ndërkohë që biznesmeni italian ka fituar përballjen me shtetin shqiptar në arbitrazh dhe i takon të marrë rreth 90 milionë euro. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI