Flash

VIDEO/ Janë gjallë detarët ukrainas që i thanë luftanijes ruse: “Ik q...”

Lapsi.al 28 February 2022
VIDEO/ Janë gjallë detarët ukrainas që i thanë

Ushtarët ukrainas për të cilët u tha se u sulmuan nga një luftanije ruse në ishullin Zmiinyi (Gjarpri) janë ende gjallë. Kjo sipas një deklarate të postuar në Facebook nga shërbimet detare të Ukrainës.

“Ne jemi shumë të lumtur që mësuam se vëllezërit tanë janë gjallë dhe mirë”, - thuhet në deklaratën e postuar të hënën.

“Detarët ukrainas "kundërshtuan” dy herë sulmet e pushtuesve rusë, por nuk mund të vazhdonin më të mbronin ishullin”, - vazhdoi deklarata.

“Lidhja me ishullin u ndërpre plotësisht dhe përpjekjet për të kontaktuar marinarët ishin të kota, pasi forcat e armatosura ruse shkatërruan infrastrukturën e tij”, - tha marina ukrainase.

Të premten ne raportuam se si Ukraina po nderonte 13 ushtarë për të cilët tha se u vranë ndërsa mbronin ishullin nga sulmet ruse.

Ata u bënë viralë në rrjetet sociale pas publikimit të një audioje ku i thoshin luftanijes ruse “të shkonte të qih*j”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama takohet me Boris Johnson në Londër

Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij britanik Boris Johnson. Lajmin e ka bërë me dije vetë kreu i qeverisë në një postim në rrjetet sociale. ...

20:28

Aksident me vdekje në Klos

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në në fshatin Xibër, Bashkia Klos. Sipas burimeve të policisë, një automjet ka humbur kontrollin dhe ka aksiden...

20:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI