Flash

Vrau 29-vjeçarin për radhën në supermarket, vetëdorëzohet polici që kreu krimin

Lapsi.al 1 March 2022
Vrau 29-vjeçarin për radhën në supermarket,

Policia e shtetit ka njoftuar mbrëmjen e së martës se si rezultat i presionit të kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë dhe falë negociatave të vazhdueshme me familjarët, në Komisariatin e Policisë Nr. 2, është vetëdorëzuar shtetasi Arbër Sula, ish-punonjës Policie, ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg".

Në 14 dhjetor të vitit të kaluar, Sula vrau 29-vjeçarin Jurgen Duka pas një konflikti për radhën në kasën e një supermarketi në rrugën "Irfan Tomini" në Tiranë.

Ai e qëlloi të riun me armën e shërbimit të cilën e mbante me vete edhe pse në momentin e ngjarjes nuk ishte në detyrë. Ish-punonjësi i Policisë ka dorëzuar armën e shërbimit me të cilën kreu krimin, së bashku me municionin luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI