Flash

Lakrat nga Elbasani në Ukrainë/ Çdo vit fermerët e Shirgjanit eksportonin mbi pesë mijë ton lakër

Lapsi.al 3 March 2022
Lakrat nga Elbasani në Ukrainë/ Çdo vit fermerët e

Lufta në Ukrainë dita ditës po jep ndikimet e saj negative në çdo vend të botës, qoftë edhe në një vend të largët si Shqipëria.

Fermerët e njësisë administrative Shirgjan në Elbasan, prej shumë vitesh eksportojnë prodhimet e tyre bujqësore në drejtim të Ukrainës.

Ky vend ka qenë kyç në marrjen e prodhimeve bujqësore të kësaj zone, por duket se ditët e fundit fermerët po përballen, jo vetëm me uljen e kërkesës për eksport në drejtim të Ukrainës, por edhe me një rënie të menjëhershme të çmimit të prodhimeve. Kjo, sipas tyre, mund të çojë në mbetjen stok të të gjithë prodhimeve bujqësore.

Çdo vit zona bujqësore e Elbasanit eksportonte drejt Ukrainës më shumë se 5 mijë ton lakër Brukseli. Nëse shtojmë më pas këtu edhe prodhime të tjera bujqësore si kungulli, speca apo domatja, dëmi që i vjen kësaj zone është shumë i madh./ TCh

https://www.youtube.com/watch?v=UD3K4t43naU

Të këshilluara

Ekonomia sekrete e çantës Birkin

Sipas Luca Solca, kreu i mallrave luksoze në BNP Exane Paribas, Hermes ka arritur të arrijë statusin e dëshiruar të kultit përmes një strategjie biznesi të hart...

13:07

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI