Flash

VIDEO/ Ushtari rus i kapur rob shpërthen në lot kur flet me nënën

Lapsi.al 3 March 2022
VIDEO/ Ushtari rus i kapur rob shpërthen në lot kur flet me

Video më poshtë tregon momentin kur një ushtar rus shpërtheu në lot teksa fliste me nënën e tij në telefon pasi u dorëzua te ukrainasit.

Pamjet tregojnë një luftëtar të ri nga forcat e Putinit duke u ngushëlluar nga një grup grash pasi ai hodhi armën e tij.

Më pas ai shihet duke pirë çaj dhe duke ngrënë një pastë teksa një grua tjetër i ofron një telefon.

I burgosuri i ri i luftës më pas jep një puthje dhe ndërsa nëna e tij përgjigjet ai shpërthen në lot.

Një zë mashkulli jashtë kamerës dëgjohet duke thënë në ukrainisht: “Këta janë të rinj, nuk është faji i tyre. Ata nuk e dinë pse janë këtu. Ata po përdorin harta të vjetra, janë të humbur”.

Klipi emocional i shpërndarë në Tëitter tregon ukrainasit vendas që e mirëpresin ushtarin me ushqim pas dorëzimit të tij.

"Ushtarë rusë, dorëzohuni, populli ukrainas do t'ju ushqejë, thjesht dorëzohu" – shkruhet në video.

Pamjet u shfaqën pasi Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se nënat ruse mund të vinin në Kiev dhe të merrnin djemtë e tyre që ishin zënë rob.

Ministria ofron një adresë emaili dhe numra telefoni që mund të përdoren për të zbuluar nëse një ushtar ishte 'në robëri ose kishte vdekur'. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI