Flash

Berisha shpartallon Bashën në Vorë/ "Shtëpia e lirisë" merr gati 4-fishin e votave të PD-së zyrtare

Lapsi.al 6 March 2022
Berisha shpartallon Bashën në Vorë/ "Shtëpia e

Edhe pse dy kandidatët e opozitës për Bashkinë e Vorës janë humbës përballë kandidatit socialist Blerim Sheraj, i cili ishte shkëputur me gati 5 mijë vota nga vendi i dytë, rezultati i shpallur mbrëmjen e sotme për Vorën tregon një hendek të madh mes opozitës së Sali Berishës dhe asaj të Lulzim Bashës.

Rezultati flet vetë. 2598 vota për Lulzim Vranën e "Shtëpisë së Lirisë", ndërsa 687 vota për Ymer Markun e PD-së. Diferenca në vota është 3.7 herë më e lartë në favor të kandidatit të Sali Berishës.

Edhe pse janë pesë bashki të tjera për të cilat pritet të dalë rezultati, kjo e para jep një mesazh të fortë. PD-ja zyrtare në Vorë mori formën e një partie në fund të koalicionit. Ndërsa koalicioni "Shtëpia e Lirisë" e Sali Berishës non-grata dhe LSI-së së rrudhur e konsumuar mori formën e partisë prijëse të opozitës.

Sa i përket rezultatit për pesë bashkitë e tjera, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi bëri me dije se nesër do të shpallen rezultatet për to. ©LAPSI.AL 

Lexo më tej: PS fiton në zgjedhjet në Vorë, Berisha lë PD-në e Bashës në vend të tretë 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI