Flash

Incident zgjedhor në Dibër/ Shpallet në kërkim një 40-vjeçar pasi rrahu komisionerin

Lapsi.al 6 March 2022
Incident zgjedhor në Dibër/ Shpallet në kërkim një

Policia ka shpallur në kërkim një 40-vjeçar në Dibër pasi raportohet se ka goditur me sende të forta Sekretarin e Komisionit të Qendrës së Votimit numër 1132 në Dibër.

Sipas policisë, personi i shpallur në kërkim ka inicialet K.F., ndërsa funksionari zgjedhor i dëmtuar është 56-vjeçari Q.S.

Detaje nga policia: 

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë shpallja në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasit K. F., 40 vjeç, banues në njësinë Administrative Melan, Dibër.

Ndaj këtij shtetasi ka bërë kallzim shtetasi Q. S., 56 vjeç, banues në njësinë Administrative Melan, (Sekretar i Komisionit të qendrës së votimit nr 1132), se jashtë ambienteve të kësaj qendre e ka goditur me mjete të forta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Kanosja apo dhunimi i pjesmarrësve në zgjedhje”.

Të këshilluara

Policia arreston pesë persona në Tiranë

Policia njoftoi ditën e sotme se ka arrestuar pesë persona, ndërsa gjashtë të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale. Detaje nga policia...

15:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI