Flash

Ora 15:00/ Kreu i KQZ zbulon detaje mbi procesin deri tani

Lapsi.al 6 March 2022
Ora 15:00/ Kreu i KQZ zbulon detaje mbi procesin deri tani

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, bëri një tjetër deklaratë mbi procesin zgjedhor në gjashtë bashkitë e vendit, duke thënë se në përgjithësi procesi po vijon normalisht.

Celibashi tha se pjesëmarrja në këto zgjedhje është më e ulët se në zgjedhjet për Kuvendin, ndërsa iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve për të votuar.

“Në lidhje me votimin elektronik, vetëm në pesë qendra votimi nuk ka pasur operatorë, pra identifikimi është bërë përmes listës së zgjedhësve të printuar. Në 15 qendra të tjera është bërë zëvendësimi i pajisjes së identifikimit elektronik. 75% e qendrave të votimit janë hapur në orën 07:00, 25% janë hapur deri në orën 07:30. Pra, në 07:30, sipas raportimit që ka KQZ, të gjitha qendrat janë të hapura. Kemi vërë verifikime në terren të situatës në qendrat e votimit dhe në përgjithësi nuk raportohen problematika sinjifikative. Ka disa probleme që lidhen me mënyrën e procesit të votimit. Në disa qendra kemi pasur raportime nga partitë, që kanë thënë se ka pasur grumbullime të njerëzve të paautorizuar. Kemi komunikuar dhe na kanë raportuar se situata është kthyer në normalitet. Ju bëj thirrje partive politike të mos përfshihen në deklarime publike, që thyejnë heshtjen zgjedhore”, tha Celibashi.

Sa i përket shpalljes së pavlefshmërisë në tre qendra votimi në Shkodër, Celibashi u shpreh se “Situata ka qenë shumë e vështirë, në kushte ekstreme atmosferike dhe nuk ja vlente barra qiranë të rrezikonin jetën e të shkonin komisionerët atje. Edhe në këmbë e kishin të vështirë të shkonin. Në tre qendrat e votimit në Shkodër nuk është zhvilluar procesi i votimit, por duhet parë në fund nëse do të shpallen zgjedhjet të pavlefshme aty”.

Duke folur për votimin elektronik në Vorë, kreu i KQZ tha se ka parë dhe vetë nga afër këtë proces, i cili po ecën normalisht dhe është një proces model.

“Në lidhje me Vorën, si nga raportimet që administrata e KQZ ka marrë, por gjykuar dhe nga ajo që pashë vetë, procesi i votimit aty ishte duke shkuar normalisht. Sa i përket mungesës së komisionerëve të PD, do të gjejë trajtimin ligjor. Votimi në pesë qendrat e votimit atje, që unë e pashë, mund ta përkufizoj si model. Nuk kishte problematika”, u shpreh kreu i KQZ.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI