Flash

Putin humb një tjetër komandant të lartë në Ukrainë

Lapsi.al 6 March 2022
Putin humb një tjetër komandant të lartë në

Agjencia ruse e lajmeve Tass konfirmoi se Moska ka humbur një tjetër komandant të lartë të saj gjatë luftës në Ukrainë.

"Sot, komandanti i batalionit të veçantë të zbulimit, “Sparta”, Koloneli Vladimir Zhoga (me emrin e luftës Vokha), vdiq si një hero në Volnovakha," – shkroi Denis Pushilin, kreu i Republikës së Donetskut në kanalin e tij Telegram.

Sipas, tij Zhoga u plagos për vdekje gjatë një operacioni për të siguruar daljen e sigurt të civilëve nga Volnovakha.

"Burrat e “Sparta” po siguronin një mbulesë për evakuimin e civilëve, kryesisht gra dhe fëmijë. Nacionalistët hapën zjarr ndaj tyre," - shkroi Pushilin.

Batalioni “Sparta” u krijua në 2014 dhe mori pjesë në betejat për Slavyansk dhe aeroportin e Donetsk.

Vdekja e Zhogës është një tjetër goditje e madhe për Putin, pasi ai më herët humbi dy shefat kryesorë ushtarakë dhe ushtria e tij nuk po arrin të bëjë përpara në territorin ukrainas, aq shpejt sa pritej. ©LAPSI.al

Vokha - Hero of Russia - ePrimefeed

Russians With Attitude on Twitter: "Last footage of Zhoga. He's telling relatives of Volnovakha residents, who asked him to get their loved ones out of the fighting, that he will do that.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI