Flash

FOTO/ Nuk nis votimi në Dukagjin, kutitë bllokohen në dëborë

Lapsi.al 6 March 2022
FOTO/ Nuk nis votimi në Dukagjin, kutitë bllokohen në

Votimi për kryetarin e Bashkisë së Shkodrës nuk ka nisur ende në disa njësi në zonën e Dukagjinit për shkak të motit të keq.

Siç diket edhe nga foto më lart, komisionerët e Pultit dhe Shoshit janë bllokuar në rrugë për shkak të dëborës.

Në një intervistë për TCH, komisioneri i PS-së tha se “bora është shumë e madhe. Makinat nuk arrijnë të ecin. Jemi komisionerë të të dyja palëve. Kemi mbetur në mes të malit. Nuk e di çfarë do të bëjmë, po mundohemi të bëjmë sa të mundemi” – tha ai.

Ndërsa kryetari i qendrës së votimit në Shosh tha se “u kanë thënë që do të penalizohen nëse nuk arrijnë deri në 12.00. Më mirë të shkojmë në burg se të rrezikojmë jetën” - tha ai.

Edhe kryekomisioneri Iliran Celibashi tha se nëse nuk nis votimi brenda 5 orësh nga hapja zyrtare e kutive atëherë procesi shpallet i pavlefshëm në aton qendra. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI