Flash

Po e braktisin edhe aleatët/ Bashës i kërkon dorëheqjen edhe Fatmir Mehdiu

Lapsi.al 18 March 2022
Po e braktisin edhe aleatët/ Bashës i kërkon dorëheqjen edhe

"I kam kërkuar të marrë vendim sa më shpejt dhe sa më racional. Pa e lënë veten të marrin vendim të tjerët për të. Vendimi më racional është dorëheqja” është shprehur Fatmir Mediu gjatë një interviste për abcneës kur ka folur për situatën në të cilën gjendet Lulzim Basha.

Pasi e ka braktisur elektorati dhe deputetët, tani Lulzim Bashën po e shesin edhe aleatët, të cilët para 6 Marsit qëndruan në heshtje, duke pritur se kush do të fitojë më shumë vota mes Bashës dhe Berishës.

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka treguar propozimin që aleatët kishin për Bashën dhe Berishën sa i përket kandidatit, me të cilin do të garonin në zgjedhjet lokale të pjesshme.

Sipas asaj që tregoi Mediu, ai ka biseduar me Berishën dhe Bashën përpara 6 Marsit për mundësinë që opozita të kandidonte me një kandidat të vetëm. Pasi propozimi i futjes në zgjedhje me një kandidat nuk u mor parasysh, Mediu thotë që vendosën të mos merrnin pjesë.

Rezultati ishte që Partia Demokratike kandidoi me të zgjedhurit e saj dhe lëvizja e udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha krijoi me LSI-në “Shtëpinë e Lirisë.”

Të këshilluara

Elbasan, aksidentohet punëtori i "Kurum"

Një 50-vjeçar është plagosur këtë mbrëmje në ambientet e kompanisë Kurum në qytetin e Elbasanit. Bujar Dervishi është plagosur në ambientet e kësaj kompanie ...

19:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI