Flash

Monika Liu në Eurovision me të njëjtën veshje: Ai që më pëlqeu ishte i shtrenjtë

Lapsi.al 12 May 2022
Monika Liu në Eurovision me të njëjtën veshje: Ai që

Monika Liu tregoi më parë se do të veshë të njëjtin fustan edhe në Eurovision 2022, me të cilin u shfaq në konkursin “Pabandom is naujo” në Lituani.

Të paktën një element i inskenimit të Lituanisë për Eurovision Song Contest do të mbetet i njëjtë me finalen kombëtare, me Liun që tha se do të paraqitet me të njëjtën dukje. “Po mendoja një fustan tjetër, por para së gjithash ai që më pëlqeu ishte shumë i shtrenjtë. Dhe përveç kësaj, kuptova se fustani i veshur në përzgjedhje është thjesht shumë i përshtatshëm dhe tashmë është bërë pjesë e pandashme e spektaklit”, u shpreh artistja për LRT.

Përfaqësuesja lituaneze nuk ka zbuluar asnjë detaj tjetër të performancës përpara provave, duke vendosur të presë deri në publikimin e klipit të parë për të diskutuar në detaje performancën e saj.

 

 

Të këshilluara

Reperi i njohur i rikthehet muzikës

Sean “Diddy” Combs ka zbuluar së fundmi se po i rikthehet muzikës. Të martën, themeluesi i Bad Boys Records, i kthyer në sipërmarrës  njoftoi se ai ka nënshk...

18:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI