Flash

Kirsten Dunst martohet me aktorin e njohur

Lapsi.al 10 July 2022
Kirsten Dunst martohet me aktorin e njohur

Kirsten Dunst është martuar me partnerin e saj Jesse Plemons, pas gjashtë vitesh së bashku.

Një burimka treguar për Page Six se dyshja thanë "Pranoj", fundjavën e kaluar në Xhamajka në resortin luksoz GoldenEye në Ocho Rios.

Një përfaqësues i Dunst deklaroi, “Sapo mund të konfirmoj se ata u martuan. Nuk do të jepen detaje të tjera.”

Dyshja u takuan për herë të parë në xhirimet e serialit FX "Fargo" në vitin 2015, në të cilin ata luanin një çift të martuar.Por aktorët nuk filluan të takoheshin deri në vitin 2016, pasi Dunst ishte ndarë nga i dashuri i saj në atë kohë, Garrett Hedlund. Ata mirëpritën djalin Ennis në pranverën e vitit 2018 dhe djalin James Robert vitin e kaluar.

Plemons kujtoi takimin e parë me Dunst në ceremoninë e saj në Hollywood Walk of Fame në gusht 2019, duke thënë: “Menjëherë, pa u shkëmbyer shumë fjalë,  pashë në sytë e saj dhe pashë qenien njerëzore të bukur, të ëmbël dhe bujare që ajo është. ”/Lapsi.al

Të këshilluara

Elon Musk tërhiqet nga blerja e Twitter

Elon Musk  ka deklaruar se po tërhiqet nga marrëveshja e tij prej 44 miliardë dollarësh për të blerë Twitter, duke vënë në dyshim të ardhmen e afërt të kompanis...

10:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI