Flash

Chiara Ferragni dhe Gianni Morandi prezantuesit e Sanremo 2023

Lapsi.al 12 July 2022
Chiara Ferragni dhe Gianni Morandi prezantuesit e Sanremo 2023

Një tjetër prezantues i Sanremos, i cili do të jetë përkrah Amadeus, është zbuluar. Bëhet fjalë për këngëtarin e famshëm italian Gianni Morandi.

“I dashur Amadeus, nuk jam me Jovanottin, jam në shtëpi, por kam veshur një smoking. Propozimi që më bëtë fillimisht më befasoi dhe më pas më emocionoi. Më pas i bëra vetes një pyetje... ju keni pasur festivale të jashtëzakonshme, por edhe kërkuese. Në vitin 2023 do të keni mbushur 60 vjeç; keni nevojë për dikë të ri, që t'ju japë një dorë. Shaka Ama: E pranoj me entuziazëm”, -tha me humor 77-vjeçari Morandi gjatë një lidhjeje me Tg1.

Amadeus vlerësoi Morandin, me fjalët:

“I dashur nga të gjithë, ai është historia e muzikës, por edhe e tashmja, i dashur nga breza të tërë”.

Gianni Morandi e ka drejtuar Sanremon në vitin 2011 dhe 2012. Ai e fitoi festivalin vetëm një herë në vitin 1987 me "Si può dare di più" së bashku me Umberto Tozzi-n dhe Enrico Ruggeri-n dhe përfundoi i treti në edicionin e fundit 2022 me "Apri tutte le porte”.

Morandi i bashkohet Chiara Ferragni-t, e cila do të jetë e pranishme në mbrëmjen e parë dhe të fundit të festivalit. Po ashtu, emra super të njohur pritet të marrin pjesë në Sanremo 2023.

Të këshilluara

Së shpejti, një spinoff i Stranger Things'

Pas publikimit të finales së sezonit 4, të Stranger Things, Duffer Brother njoftuan se po punojnë për një seri të re spinoff me veprim të drejtpërdrejtë, bazua...

15:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI