Flash

Gjykata Themelore e Prishtinës thërret motrat Ismaili

Lapsi.al 13 July 2022
Gjykata Themelore e Prishtinës thërret motrat Ismaili

Gjykata Themelore në Prishtinë kërkon që motrat Adelina, Zanfina dhe Ema Ismajli të jenë të pranishme në seancën e radhës së Enver Sekiraqës. Kujtojmë që Sekiraqa akuzohet për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës.

Raportohet se Gjykata do të bëjë këtë kërkesë nga Policia e Kosovës.

“Betimi për Drejtësi” raporton se “prokurori special Dren Paca ka deklaruar se mbetet pranë propozimit të dhënë në shqyrtimin gjyqësor më 19 janar 2022, që edhe në rigjykim të dëgjohen dëshmitaret Ismaili apo të lexohen deklaratat e tyre dhëna në polici, prokurori dhe në gjykatë. Propozimin për leximin e deklaratave të dëshmitareve Ismaili e kundërshtoi i akuzuari Sekiraqa, ndërsa nuk e kundërshtoi që të njëjtat të dëgjohen sërish në gjykatë”.

Jo vetëm kaq por “Betimi për Drejtësi” thekson se “për seancën e radhës gjykatësi Kuçi deklaroi se për dëshmitaret Ismaili nga Policia e Kosovës do të kërkohet sjellja e tyre me shoqërim, ndërsa për mosrealizimin e urdhëresave të hershme ai tha do të njoftohet komandanti i stacionit policor Jugu në Prishtinë”.

Kujtojmë që Triumf Riza ishte polic dhe u vra në gusht 2007. Në vitin 2006, në një nga kazinot e Prishtinës pati një përleshje midis Rizës dhe Sekiraqës për shkak të këngëtares Adelina Ismajli, e cila kishte një kohë të gjatë marrëdhënie intime me Sekiraqën.

Të këshilluara

Cilë filma janë nominuar për Emmy 2022

Nominimet për edicionin e 74-të Primetime Emmy u publikuan këtë të martë dhe Succession e HBO kryesoi paketën me plot 25 nominime gjithsej, duke përfshirë edhe ...

11:33

Christian Dior padit rivalin Valentino

Christian Dior SE, e njohur gjerësisht si Dior, është një ndër markat franceze të modës luksoze, nga shtëpia e biznesmenit francez Bernard Arnault, i cili gjith...

10:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI