Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Demi Lovato, në një lidhje të re dashurie

Lapsi.al 9 August 2022
Demi Lovato, në një lidhje të re dashurie

Demi Lovato po përflitet së fundmi për një romancë dashurie me një muzikant.

“Është një marrëdhënie vërtet e lumtur dhe e shëndetshme”, tha një burim i brendshëm i këngëtares për median.

Megjithatë, ata nuk e zbuluan identitetin e muzikantit.Kjo do të jetë lidhja e parë serioze e këngëtares që kur i dha fund fejesës me Max Ehrich në shtator 2020.

Lovato dhe Ehrich fillimisht filluan të takoheshin në mars 2020 para se të fejoheshin vetëm katër muaj më vonë.

Megjithatë, në shtator, një burim i tha Page Six se ajo i kishte dhënë fund lidhjes së tyre pasi zbuloi se ai po dilte me të vetëm për publicitet.

Këngëtarja ka qenë e lidhur gjithashtu me aktorin Wilmer Valderrama për të cilin së fundmi ka bërë një këngë të titulluar "29".

Në këngë, Demi ironizon Valderramapër diferencën e tyre 12-vjeçare në moshë. Të dy filluan të takoheshin kur aktori ishte 29 vjeç dhe ajo 17.

“Më në fund 29 / Qesharake, ashtu siç ishe ti në atë kohë”, këndon aktorja. "Mendova se ishte një ëndërr adoleshente / Thjesht një fantazi / Por ishte e jotja apo e imja?"/Lapsi.al

Të këshilluara

Serena Williams njofton largimin nga tenisi

Serena Williams ka deklaruar së fundmi se do të tërhiqet nga sporti pas turneut vjetor për t'u fokusuar në familjen e saj. “Këto ditë, nëse më duhet të zgjed...

16:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI