Flash

Berisha: Veliaj ka qenë disa herë në Iran, shërbimet partnere janë shqetësuar

Lapsi.al 22 December 2022
Berisha: Veliaj ka qenë disa herë në Iran, shërbimet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka replikuar në Kuvend me Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin, përsa i përket gjuhës së përdorur gjatë seancës plenare. Spiropali e ka kritikuar Berishën për përdorimin e fjalëve si hajdut dhe ordiner, teksa shtoi se nuk do të donte që, një ish-kryeministër të fliste në këtë mënyrë. Berisha akuzoi Spiropalin se ka qenë në vizita sekrete në Iran bashkë me Erion Veliajn.

" Tani, lidhur me Iranin, jua tregoj unë historinë. Njeriu që ka bërë vizita sekrete, sipas shërbimeve partnere, është Erion Veliaj. Ke qenë ti me Erion Veliajn. Erion Veliaj ka shkuar në mënyrë të përsëritur në Iran. Kjo ka bërë shqetësim për shërbimet partnere. Ministri juaj i Jashtëm ka qenë në Iran. Së fundmi, për ta mbyllur, do të jap një këshillë. Unë e kuptoj që fjala vjedhës ju rëndon. Mos vidhni që unë të mos e them më", deklaroi Berisha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI