Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Vendoset data për zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi

Lapsi.al 16 January 2023
Vendoset data për zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi

Kryetarja e Parlamentit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviç, shpalli 19 marsin si datën e zgjedhjeve presidenciale të vendit.

Kryetari i parlamentit duhet t’i shpallë zgjedhjet për President të Malit të Zi jo më vonë se 120 ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit të vendit.

Mandati aktual i presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka filluar më 20 maj 2018, kështu që dita e fundit e afatit për shpalljen e zgjedhjeve është 19 janari 2023.

Shtatë kandidatë morën pjesë në zgjedhjet presidenciale të 15 prillit 2018 dhe kryetari i Partisë Demokratike Socialiste, Milo Gjukanoviç fitoi në raundin e parë të votimit.

Në mënyrë që një kandidat të fitojë raundin e parë në zgjedhjet presidenciale, ai duhet të fitojë mbi 50 për qind të votave. Nëse kjo nuk ndodh në raundin e dytë, do të konkurrojnë dy kandidatët me numrin më të madh të votave.

Kriza e pushtetit në Mal të Zi kulmoi me rënien e qeverisë së Kryeministrit Dritan Abazoviç, për shkak të nënshkrimit të një marrëveshjeje nga ana e tij me Kishën Ortodokse Serbe, të cilën Partia Demokratike Socialiste e presidentit Milo Gjukanoviç dhe një pjesë e opozitës, e konsideruan në kundërshtim me interesat kombëtare.

Gjykata Kushtetuese në Mal të Zi është aktualisht jofunksionale pasi i mungojnë 4 anëtarë. Shumica aktuale në parlament nuk i ka numrat e duhur për zgjedhjen e tyre dhe ka nevojë për votat e opozitës.

Pas rrëzimit të qeverisë së Kryeministrit Abazoviç, Fronti Demokratik, partia më e madhe e koalicionit qeverisës, e cila njihet për qëndrimet e saj pro-ruse dhe pro-serbe, propozoi për kryeministër kandidatin e saj, Miograd Lekiç. Presidenti Gjukanoviç e kundërshtoi këtë kandidaturë dhe propozoi zgjedhje të reja.

BE u ka bërë bëri thirrje forcave politike të mos e tensionojnë më tej situatën dhe të punojnë për arritjen e një konsensusi ndërpartiak, si përparësi kryesore. Brukseli thekson se përparimi i Malit të Zi drejt anëtarësimit kërkon që të gjithë aktorët politikë të mbështesin funksionimin e institucioneve demokratike.

Shumica parlamentare numëron 41 vende në parlamentin malazez prej 81 vendeve dhe përbëhet nga partitë që fituan në zgjedhjet e vitit 2020, duke e mposhtë partinë e Gjukanoviçit, pas tri dekadash në pushtet./VOA

Të këshilluara

Meta: Basha është ende në xhepin e Ramës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bën 2 përgjegjës për situatën ku po kalon Partia Demokratike. Sipas Metës, i pari është kryeministri Rama që nuk po lejo...

21:34

Tjetër tërmet në Tiranë

Shqipëria nuk gjen qetësi, ndihen sërish lëkundje tërmeti me një intensitet prej 4.3 ballë. Lëkundjet janë ndierë në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit. ...

19:32

KESH hap portat e shkarkimit të Fierzës

Niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës ka arritur kuotën maksimale prej 288 metra. Kjo ka bërë që Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), prej mesditë...

19:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI