Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Berisha: Sot është koha të ngrihemi në një revolucion demokratik

Lapsi.al 1 February 2023
Berisha: Sot është koha të ngrihemi në një revolucion

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha kërkoi sot nga deputetët demokratë dialog intensiv me zgjedhësit për t’u qartësuar gjithçka para protestës së 11 shkurtit. Berisha deklaroi se ky revolucion nuk mund të dështojë kurrë. Sipas tij sot janë rrethanat e duhura vetëm për fitore.

“Rrethanat janë të tilla, o sot o kurrë duhet të ngrihemi në një revolucion demokratik, në një lëvizje të fuqishme të qëndrueshme gjer në largimin e këtij regjimi nga pushteti. Edi Rama është një kalbësirë që kundërmon çdo ditë turp, turp për çdo shqiptar. Është një kalbësirë që kundërmon çdo ditë, vjedhje, vjedhje për çdo shqiptar. Është një kalbësirë që përpiqet të bëjë gjithçka për të asgjësuar pluralizmin dhe opozitën e vërtetë në Shqipëri. Ndaj dhe ne si grup parlamentar kemi detyrë të madhe. Së pari në një dialog intensiv me zgjedhësit tanë, t’u qartësojmë gjithçka, gjithçka. Pse është jetike kjo betejë, ky revolucion? Do e dorëzojmë ne? Kurrë. Ky revolucion nuk mund të dështojë kurrë, duhet të njohë vetëm fitore duhet të shpëtojmë Shqipërinë nga ky njeri”, tha Berisha.

Pasi caktoi dje 11 shkurtin si datë për të mbajtur protestën e radhës, kryetari i PD-së, Sali Berisha mblodhi sot grupin parlamentar. Fokusi i diskutimit në këtë mbledhje ishte qasja që do të ketë PD-ja në këtë protestë. Këtë tubim Berisha e cilësoi se do të ishte ‘beteja finale’ ndaj regjimit të Ramës.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI