Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

'Fijet'/ Çmontohen 220 kamera, nis hetimi i thelluar për 44 persona

Lapsi.al 1 February 2023
'Fijet'/ Çmontohen 220 kamera, nis hetimi i thelluar për

Ka shkuar në 220 numri i kamerave të çmontuara nga policia. Blutë njoftojnë gjithashtu se ka nisur një hetim i thelluar për 44 persona. Operacioni i koduar “Fijet” po vijon në fazën e nëntë të tij është shtrirë në të gjithë vendin.

Njoftimi i Policisë

Strukturat hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë në varësi të saj, çmontuan së fundi, 65 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, si dhe iniciuan hetimet për 7 shtetas, për ndërhyrje të padrejta në jetën private.

Më herët, nga strukturat e DVP Tiranë janë çmontuar 155 kamera dhe u iniciuan hetimet për 37 shtetas të tjerë.

Strukturat hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë në varësi të saj, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar, të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, në disa lagje të Tiranës, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.

-Në zbatim të këtij plani operacional, në Rrugën e Vilave, “Azem Hajdari”, “Azem Galica”, “Europa”, “Sabri Preveza”, “Sarina”, “Staf Melani”, “Ali Kelmendi”, janë çmontuar 65 kamera. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë iniciuar hetimet për shtetasit I. D., J. M., A. P., E. L., M. B., F. Ll. (L)., F. A., L. Rr., dhe I. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI