Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Salianji: Duam Ramën këtu, kryeministri duhet të përgjigjet për një aferë personale

Lapsi.al 2 February 2023
Salianji: Duam Ramën këtu, kryeministri duhet të përgjigjet

Ka nisur me debate seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka akuzuar kryeministrin Rama se është i përfshirë me çdo aferë korruptive. Salianji tha se Kuvendi duhet të pranojë kërkesën e opozitës për mocion me debat. Demokrati u shpreh se kryeministri të jetë i pranishëm dhe se fjalën deputetëve nuk ua përcakton Kuvendi por kushtetuta. Salianji shtoi se Rama nuk mund të mbrohet nga deputetët e tij, pasi akuza është personale për të.

“Kryeministri duhet të vijë e të japë përgjigje për një aferë personale. Nuk ka kuptim seanca. I doli tjetër skandal me avion personal dje, i njëjti kryeministër është. Nuk mund të bëjmë sikur ka seancë normale kur nuk respektoni të drejtat e deputetëve. Duhet t’i japim kuptim parlamentarizmit. Nuk bëhet interpelancë pa kryeministrin sot, çfarë Parlamenti është ky?”, u shpreh deputeti demokrat Ervin Salianji.

Në të njëjtën linjë edhe deputetja Jorida Tabaku: “Disa nga ne e kanë seriozisht Parlamentin. Javën e kaluar, ju hoq fjala gjysmës së këtij Parlamenti për të diskutuar akte të rëndësishme. Nuk mund të kthehet Parlamenti në zyrë të qeverisë. Sot, qytetarët dhe deputetët e opozitës kanë nevojë për transparencë. Kush po gënjen? Ne? FBI-ja? Ju? Nuk besoj se mund të fshiheni përjetësisht. Ligjet e tjera, për florën dhe faunën janë të rëndësishme, edhe mekanizmi i BE për mbrojtjen civile është i rëndësishëm, por lërini deputetët të ushtrojnë funksionin e tyre”.

Të këshilluara

Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

Në Kuvendin e Serbisë, më 2 shkurt, do të mbahet seanca e posaçme parlamentare për Kosovën. Në atë seancë është ftuar edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Pr...

08:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI