Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Sekuestrohen 13 mijë euro në Kakavijë, procedohet 27-vjeçari që nuk i deklaroi në kufi

Lapsi.al 2 February 2023
Sekuestrohen 13 mijë euro në Kakavijë, procedohet

Një 27-vjeçar është proceduar nga policia, pasi nuk deklaroi në pikën kufitare të Kakavijës një shumë prej 13 mijë eurosh. Sic njofton policia, gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës Athinë-Tiranë, në sediljen e drejtuesit, shtetasit me inicialet F. A., gjetën 13 100 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. I riu nuk e kishte deklaruar këtë shumë parash, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Kakavijë

Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 13 100 euro, procedohet në gjendje të lirë 27-vjeçari që nuk i deklaroi në kufi, sipas përcaktimeve ligjore.

Bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës Athinë-Tiranë, në sediljen e drejtuesit, shtetasit F. A., gjetën 13 100 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 27-vjeçari nuk e kishte deklaruar këtë shumë parash, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. A., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

Në Kuvendin e Serbisë, më 2 shkurt, do të mbahet seanca e posaçme parlamentare për Kosovën. Në atë seancë është ftuar edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Pr...

08:27

Qeveria e Kosovës miraton rritjen e pagave

Pas miratimit të vlerës së koeficientit për pagat në sektorin publik, kryeministri Albin Kurti ka shkruar se ka barazi dhe ndershmëri për pagat në mes të katego...

15:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI