Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, rënia prek edhe Shqipërinë

Lapsi.al 1 February 2023
Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, rënia prek edhe

Inflacioni në Eurozonë pritet që të ketë zbritur në 8.5% në janar 2023, sipas të dhënave paraprake që raportohen nga Eurostat, zyra e statistikave të Bashkimit Europian. Ky tregues është në rënie nga 9.2% që ishte në dhjetor. Sipas Eurostat, energjia pritet të ketë normën më të lartë vjetore në janar (17.2%, krahasuar me 25.5% në dhjetor), e ndjekur nga ushqimi, alkooli dhe duhani (14.1%, krahasuar me 13.8% në dhjetor), mallrat industriale joenergjetike (6,9%, krahasuar me 6,4% në dhjetor) dhe shërbimet (4,2%, krahasuar me 4,4% në dhjetor).

Rënia e inflacionit në Eurozonë ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

Tendenca rënëse e çmimeve është konstatuar dhe në vend. Kjo duke filluar që nga nëntorit, teksa në tetor kishte arritur nivelin më të lartë në 20 vjet. Në dhjetor inflacioni në vend, që mat ndryshimin e çmimeve për një shporte mallrash të caktuar, zbriti në 7.4% në dhjetor. Ai zbriti nga 7.9% në nëntor dhe rekordin prej 8.3% që kishte arritur në tetor. Në këtë muaj u shënua niveli më i lartë që nga viti 1998.

Rritja mesatare vjetore e çmimeve në vitin 2022 është 6,7% nga 2,0% që ishte në vitin 2021.

Ndryshe nga Europa, që është ndikuar nga shtrenjtimi i energjisë, në Shqipëri ndikimin kryesor e kanë dhënë ushqimet dhe karburantet. Çmimet e energjisë elektrike u mbajtën të pandryshuara. Gjithsesi, një inflacion më i ulët në Europë ndikon pozitivisht Shqipërinë për shkak të çmimeve më të ulëta të importuara. Banka e Shqipërisë ka deklaruar se gati gjysma e inflacionit formohet nga çmimet e importuara.

Në Itali, një nga shtetet kryesore nga të cilat importojmë, inflacioni paraprak në janar vlerësohet në 10.6%, nga 12.6% që ishte rekordi në nëntor, sipas tabelave të Eurostat./ MONITOR

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI