Flash

COVID-19/ 9 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete

Lapsi.al 11 February 2023
COVID-19/ 9 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete

Nëntë persona janë prekur nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer 332 testime. Nga to, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitivë (6 në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Sarandë). Në vendin tonë mbeten 128 qytetarë aktivë me koronavirus në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë, ndërsa nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,597 që nga fillimi i epidemisë.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI