Flash

Raportohen 73 viktima shqiptare nga tërmeti në Turqi

Lapsi.al 14 February 2023
Raportohen 73 viktima shqiptare nga tërmeti në Turqi

70 shqiptarë kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit katastrofik në Turqi, ndërsa tre të tjerë kanë humbur jetë në Hatay. Kryetari i shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve, Evren Kaya, është shprehur për KosovaPress se deri më tani vetëm një familje shqiptare është nxjerrë e gjallë nga gërmadhat.

Evren Kaya thotë se janë duke marrë ndihma prej disa vendeve për të ndihmuar shqiptarët në Turqi.

“Tani në Kahramanmaras 70 veta na kanë vdekur. Edhe në Hatay, tre persona shqiptarë na kanë vdekur. Aty i kam pa në Facebook edhe çfarë kam dëgjuar po ju tregoj… Tani për ushqim nuk është problem, por për t’u ngrohur se ftohtë është shumë. Stufat po i dërgon shteti nga mundet, disa që nuk po munden me u lajmërua po edhe ne sa po mundemi po u ndihmojmë”, thotë ai për KosovaPress.

Ai tregon se shumë nga shqiptarët që jetojnë në këto vende të prekura nga tërmeti kanë frikë të kthehen në shtëpitë e tyre.

“Ambasada neve nuk na ka kërkuar hiç. Telefon nuk na ka bërë prej Kosovës. Se di për karrige është ardhur apo për çfarë ka ardhur në Turqi, nuk po e di. Ky ambasadori hiç nuk më ka kërkuar, vetëm Avni Spahiu, Bekim Sejdiu, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxherri dhe krejt ata që janë kryetarë”, shprehet ai.

Më tej, Kaya thotë se deri më tani vetëm një familje shqiptare është nxjerrë e gjallë nga gërmadhat.

“Vetëm një person me familje ka shpëtuar prej ndërtesës ka dalë gjallë, me katër persona ka dalë… Edhe ai është në fshat tonin për momentin. Si po e pyes diçka po nis të qajë se i ka vdekur fqinji”, përfundon ai.

Nga tërmeti prej 7.8 ballësh në Turqi, deri më tani kanë humbur jetën mbi 37 mijë persona.

Të këshilluara

Digjet gjatë natës makina në Shkodër

Një automjet është djegur gjatë natës në një lagje të qytetit të Shkodrës. Policia bën me dije se dyshohet për shkak një defekt teknik. Blutë njoftojnë se është...

10:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI