Flash

Tentoi të kalonte kufirin me 20 mijë euro të padeklaruara, nisin hetimet për 37-vjeçarin

Lapsi.al 15 February 2023
Tentoi të kalonte kufirin me 20 mijë euro të padeklaruara, nisin

Policia në Muriqan ka nisur hetimet ndaj një 37-vjeçari i cili tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme.

Uniformat blu njoftojnë se shtetasi me iniciale E.M, tentoi të kalonte pikën kufitare me 20 mijë euro të padeklaruara të cilat i kishte fshehur në automjetin që drejtonte.

“Tentoi të kalonte në PKK Muriqan, 20 000 euro të padeklaruara të cilat i kishte fshehur në automjetin që drejtonte, procedohet penalisht 37-vjeçari dhe i sekuestrohet shuma e parave.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, si dhe bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, automjetin me drejtues shtetasin E. M.

Nga kontrolli, shërbimet e Policisë konstatuan një hapësirë të modifikuar, me qëllim fshehjen e shumës 20 000 euro të cilat ky shtetas tentoi t’i kalonte në PKK Muriqan, pa i deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.“, thuhet në njoftim.

Të këshilluara

5-fishohen eksportet e vezëve për janar 2023

Prodhuesit e vezëve në vend po përjetojnë një situatë pozitive për shkak të rritjes së kërkesës për këtë produkt në Europë. Në janar 2023 eksportet e vezëve ...

07:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI