Flash

Koreja e Veriut përshkallëzon provokimet, lëshon raketën interkontinentale

Lapsi.al 18 February 2023
Koreja e Veriut përshkallëzon provokimet, lëshon raketën

Një ditë pasi kërcënoi SHBA dhe Korenë e Jugut që të mos mbajnë stërvitje ushtarake pranë brigjeve të saj, Koreja e Veriut shton më tej provokimet duke testuar një raketë interkontinentale. Arma e rrezikshme, sipas autoriteteve japoneze fluturoi për 66 minuta për të rënë më pas në Detin e Japonisë. Ajo nuk ka shkaktuar dëme kolaterale.

Koreja e Veriut paralajmëroi një hakmarrje të paprecedentë ndaj çdo stërvitje ushtarake midis Koresë së Jugut dhe SHBA. Stërvitjet vjetore mes dy vendeve do të fillojnë muajin e ardhshëm. Ato janë organizuar për të shmangur kërcënimet bërthamore në rritje të Koresë së Veriut. Por Pheniani këmbëngul se stërvitjet janë në përgatitje për të pushtuar Korenë e Veriut.

Raketa e së shtunës, e cila është e para që lëshohet për këtë vit, ra në perëndim të Hokkaido, në zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë.

Të këshilluara

Flakët shkrumbojnë shtëpinë në Kolonjë

Ditën e sotme është përfshitë nga flakët një banesë në fshatin Vodicë në Kolonjë. Dëmet materiale janë të shumta, ndërkohë që fatmirësisht falë ndërhyrjes së zj...

15:59

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI